Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)- vetëm për Italinë



Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)- vetëm për Italinë
PërshkrimiKërkesa për pajisje me Leje martese (Nulla Osta) nga ana e shtetasve shqiptar rezident në Itali
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Certifikatën për lidhje martese, të lëshuara nga Gjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë dhe të vulosur nga Prefektura përkatëse në Shqipëri.
2) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi (ID)

Hapat
e procedurës
1) Aplikimi online
2) Paraqitja e dokumenteve me postë;

3) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë

4) Aplikuesi njoftohet me email për përfundimin e aplikimit dhe që i është dërguar me postë

Tarifa e
shërbimit
30 euro
Afatet e përgjigjes 5 ditë
Periudha e vlefshmëria 6 muaj
ShënimeGjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë lëshon certifikatën për lidhje martese, vetëm pasi shtetasi shqiptar të ketë plotësuar dokumentat për të bërë shpalljen e martesës në Gjendjen Civile në Shqipëri, ku është i regjistruar.
Rregulla të tjera Lidhje martese mes dy shtetasve shqiptarë
Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
Nëse bashkëshortët e ardhshëm janë të ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.
Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio).



Lidhje martese mes një shtetasi/shtetase shqiptar/e dhe një shtetasi/shtetase italian

Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
Shtetasi Italian duhet të ketë me vete certifikatën e lindjes me atësi e mëmësi dhe certifikatën e shumëfishtë (në të cilën të përfshihen rezidenca, shtetësia dhe gjendja civile). Të dyja certifikatat duhet të jenë të legalizuara, me vulën “Apostile” , nga prefektura përkatëse italiane.
Nëse shtetasi shqiptar që do të martohet është i ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.
Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio).



Lidhje martese mes një shtetasi/ shtetase shqiptar/e dhe një shtetasi/ shtetase të huaj

Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri.
Shtetasi i huaj duhet të ketë me vete Lejen për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) të lëshuar nga konsullata e shtetit të tij në Itali.


Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio).

APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU