Aplikim për Shtetësi Shqiptare me njohje



APLIKIM PËR SHTETËSI SHQIPTARE ME NJOHJE
PërshkrimiFitimi i shtetësisë me njohje për persona me origjinë shqiptare
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa e shtetasit (të huaj) drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme;
2) Formulari i kërkesës për njohjen e shtetësisë për personin me origjinë shqiptare (tip A);

3) Fotokopje të dokumentit të identifikimit;

4) Certifikatë lindje;

5) Certifikatë familjare;

6) Dëshmi penaliteti e legalizuar ose e pajisur me vulë apostille dhe e përkthyer;

7) Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar (deri në tre shkallë) dhe se i paralinduri dhe aplikuesi nuk kanë hequr dorë nga zotërimi i shtetësisë shqiptare

8) Mandat pagesa
Hapat
e procedurës
1)Aplikimi online
2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4)Paraqitja e dokumentacionit original, personalisht nga aplikuesi

5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca)

6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente
Tarifa e
shërbimit
30 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes 3 muaj
RregullatTë gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vulë apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit.
Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.
Shënime

Aplikimet për dhënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
Aplikimet për fitimin e shtetësisë me natyralizim dorëzohen vetëm pranë Komisariateve të Policisë në Shqipëri.
Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime.
Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMINKLIKO KETU