Informacion mbi lëvizjen e shtetasve të huaj ne Shqipëri - Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 18/11/2021

Informacion mbi lëvizjen e shtetasve të huaj ne Shqipëri

 Nga data 06 shtator 2021, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të jeni pajisur me:

• Pasaportë vaksinimi, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë; OSE

• Test PCR të kryer brenda 72 orëve; OSE

• Test antigen i shpejtë kryer brenda 48 orëve OSE

• Dokument/provë që vërteton se e keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit;

• Këto kritere aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri;

• Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto kritere.

• Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit.

 Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë edhe këto rregulla:

• Në ndërtesën e aeroporteve, do të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre;

• Pasagjerët duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport;

• Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;

• Për më shumë info: https://www.tirana-airport.com/c/116/measures-and-rules/

 Mbani në vëmendjen tuaj, rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri:

• Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike.

• Mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik është e detyrueshme. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës.

• Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura.

• Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”.

• Grumbullimet në ambientet e jashtme lejohen deri në 50 persona, duke zbatuar rregullat sipas protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik: http://www.ishp.gov.al/

• Lejohen kampionatet sportive, aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

o Vizitoni faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil http://www.aac.gov.al/ për informacion të përditësuar në raport me fluturimet dhe listën e vendeve.

o Për informacione të mëtejshme në lidhje me COVID-19 vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë https://shendetesia.gov.al/category/lajme/ ose telefononi në numrin 127. Për këshillim psikologjik telefononi linjën e gjelbër 0800 40-40.