Zëvendësministrja Fino në Forumin e Prespës - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Postuar më: 18/06/2022

Zëvendësministrja Fino në Forumin e Prespës

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino mori pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, veprimtari e organizuar nga MPJ te Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua në Ohër më 16-18 qershor 2022.

Në këtë forum u diskutua rreth çështjeve koherente të politikave të sigurisë, krizës në Ukrainë, sfidave të arkitekturës së sigurisë evropiane, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të energjisë, mjedisit, fuqizimit të rolit të gruas dhe rinisë. Në forum morën pjesë zyrtarë të lartë evropianë, presidentë nga shtetet e rajonit, ministra të jashtëm dhe ekspertë të fushës..

Në panelin ““Ndërtimi së bashku i një sigurie evropiane elastike”, Znj.Fino bëri një parashtrim te nevojës se bashkëpunimit të te gjithë aktoreve per te përballuar këtë krizë të shkaktuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe nenvizoi rolin dhe angazhimet e Shqipërise si anetare jo e perhershme e Keshillit te Sigurimit dhe rëndësinë e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Znj.Fino mori pjese edhe në mengjezin e punës me Ministrat e Jashtëm të rajonit dhe te derguarit speciale per rajonin të BE-se, SHBA-së, MB-së, Gjermanisë dhe Austrise.