Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
NJEHSIM I KOPJES ME ORIGJINALIN
PËRSHKRIMI Njehsimi i kopjeve të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet shqiptare ose autoritetet e vendit pritës me origjinalin
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM NGA KONSULLI
Asnjë dokument
NGA APLIKANTI
1. Dokumenti origjinal i nënshkruar, i vlefshëm dhe i lëshuar nga autoriteti përgjegjës
2. Mandat pagesa pas udhëzimeve të konsullit
FAZAT E APLIKIMIT është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit.
ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve.
nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet”.
FAZAT I-II I-TARIFA E SHËRBIMIT
20-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase
II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT
12 muaj
FAZA III-IV III-MARRJA E SHËRBIMIT
Me paraqitje fizike ose me postë
Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje) ose mund të paraqiteni personalisht
IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT
10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për t’u paraqitur në Misionin Diplomatik apo Postin Konsullor për të marrë shërbimin e kërkuar pas njoftimit të konsullit
UDHËZIME Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë dhe vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti;
Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU