Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme
APLIKIM PËR LEGALIZIMIN E DOKUMENTEVE TË LËSHUARA NGA INSTITUCIONE TË HUAJA
PËRSHKRIMI LEGALIZIMI I DOKUMENTEVE TË LËSHUARA VETËM NGA INSTITUCIONET E HUAJA
DOKUMENTACIONI NGA KONSULLI
Asnjë dokument
NGA APLIKANTI
1. Dokumenti që do të legalizohet
2. Mandat pagesa
FAZAT E APLIKIMIT është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit
ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve
nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet
FAZAT I-II I-TARIFA E SHËRBIMIT
15 euro per shtetasit shqiptare
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT
Pa afat
FAZA III-IV III-MARRJA E SHËRBIMIT
Me paraqitje fizike ose me postë
Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje) ose mund të paraqiteni personalisht
IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT
10-30 ditë
Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë
UDHËZIME • Misionet Diplomatike dhe Postet Konsullore të Republikës së Shqipërisë kryejnë legalizimin e dokumenteve të prodhuara nga administrata e vendit pritës dhe ato të vendeve të tjera që mbulojnë, vetëm për ato shtete që ende nuk janë bërë palë në Konventën e Hagës për Apostille-n)
• Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti. Vetëm pas marrjes së përgjigjes nga autoritetet dhe konfirmimit të tij, shtetasi mund të riaplikojë për shërbimin.
• Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas. Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen, si çdo dokument tjetër i huaj.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU