Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore, Qendrore dhe Jugore, Daniel Lawton.

Takimi u fokusua në mundësitë për të forcuar më tej partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri, si dhe në rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm e të ngushtë për prioritetet e përbashkëta.

Ministri Hoxha dhe Lawton u ndalën gjithashtu edhe në situatën dhe dinamikat aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Ministrit të Jashtëm, partneriteti mes dy vendeve mbetet shtyllë e rëndësishme edhe e angazhimit të përbashkët si aleatë në NATO.

“Një partneritet i fortë Shqipëri-SHBA mbetet një shtyllë e rëndësishme e angazhimit tonë, përfshirë edhe si aleatë të NATO-s, për një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë”, shkroi Ministri Hoxha.