Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

E hënë 2 nëntor

Prezantimi i projekt-buxhetit të vitit 2027 për MEPJ në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.

E martë – E mërkurë 3 – 4 nëntor

Vizitë zyrtare në Berlin të Gjermanisë:

Takim bilateral me Ministrin e Shtetit për Evropën z. Gunther Krichbaum.

Pjesëmarrje në panelin e diskutimit “EU Enlargement”, me fjalën kryesore të Ministrit Hoxha dhe Ministrit të Shtetit Krichbaum, e organizuar nga United Europe e.V.

Folës në Konferencën Ndërkombëtare “Zgjerimi i BE: Koncepte të reja dhe perspektivat përvitin 2027”, e organizuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë  (DGAP).

Takim me Kryetaren e Grupit te Miqësisë Gjermani-Evropë Juglindore në Bundestag, Jasmine Hostert.

Takim me deputetët  e CDU, Tilman Kuban (Zëdhënës i CDU/CSU-së për Çështjet e BE) dhe Peter Beyer (anëtar i Komisionit të jashtëm dhe i Komisionit për Çështjet e BE).

Takim me Komitetin për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestag.

Diskutim mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë me Think-Tanks, të organizuar nga DGAP.

E enjte – 5 nëntor

Pjesëmarrje në Ministerialin e Nismës së Evropës Qendrore në Rumani.