Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

REGJIMI I VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon evitimin e udhëtimeve të panevojshme në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.

I. ÇFARË DUHET TË DINI PARA UDHËTIMIT?

Informacioni mbi dokumentacionin, formën dhe mënyrën e aplikimit për vizë apo shteti se ku duhet të aplikohet gjendet:

  • Në faqet zyrtare të ministrive të vendeve të huaja, ose
  • Përfaqësite diplomatike dhe Konsullore të cilat kanë në juridiksionin e mbulimit të tyre Republikën e Shqipërisë.
  • Shtetasit shqiptarë para se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit të destinuar për t’u informuar për kushtet e hyrjes dhe daljes në këtë vend.

Në linkun e mëposhtëm do të gjeni adresat dhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë, jashtë:

Perfaqesite Shqiptare ne Bote

II. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR MARRJEN E VIZAVE TË HUAJA

Dokumentacioni që duhet të sigurojë shtetasi shqiptar për tu pajisur me vizë në raste të udhëtimit në vendet ku Republika e Shqipërisë është me regjim vizash është i ndryshëm bazuar në legjislacionin e secilit vend.

Para udhëtimit duhet të siguroheni që:

  1. Pasaporta ose Karta ID ka vlefshmërinë e lejuar dhe pranuar nga shteti i destinacionit;
  2. Të jeni të pajisur me vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit.
  3. Keni fonde të mjaftueshme në mënyrë që të mbuloni kostot e jetesës për ditët e qëndrimit (sidomos në rastet kur viza lëshohet në kufi);
  4. Të keni konfirmim të rezervimit të akomodimit tuaj për kohëzgjatjen e qëndrimit (sidomos në rastet kur viza lëshohet në kufi).

Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, të pajisur sipas legjislacionit në fuqi janë të lutur të përdorin këto dokumente për qëllimin e funksionit për të cilin janë pajisur me këto dokumente nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

III. REGJIMI I VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË

Informacioni vijues është orientues, sipas njoftimeve zyrtare të shteteve të huaja të përcjella në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kliko këtu.