Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

POSTIMI I MINISTRES SPIROPALI

Një diplomaci më e hapur ndaj talenteve të reja, ndër prioritetet e mandatit për Shqipërinë Europiane.

U takova mëngjesin e sotëm me të rinjtë që ndjekin Programin Kombëtar të Praktikave të Punës dhe japin kontributin e tyre në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm që do të prezantojmë shumë shpejt në Kuvend do të krijojë më shumë hapësira dhe mundësi për të pasuruar diplomacinë shqiptare me potencialin e të rinjve që kanë vokacionin për t’i shërbyer Shqipërisë.