Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

FORUM EKONOMIK: “Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII”

Ky event kryen një vlerësim të produkteve dhe rezultateve të Forumit Ministror të Korridorit VIII.

Organizator: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë

Vendndodhja: Banka e Shqipërisë, (ish Hotel Dajti)

Mbërritja e pjesëmarrësve dhe regjistrimi: 11:00-11:30

 

PANELI I: Nga Vizion Politik në Prioritet Evropian për Zhvillimin Ekonomik

11:30 – 12:20

Konteksti: Ky panel vendos kornizën politike dhe strategjike të forumit, duke trajtuar Korridorin VIII si një instrument kyç për integrimin evropian, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal. Diskutimi fokusohet në ripozicionimin e Korridorit VIII në arkitekturën TEN-T dhe në sfidën strategjike të kalimit nga një koncept politikisht i rëndësishëm në një prioritet të plotë evropian për planifikim, financim dhe zbatim.

Paneli analizon rolin e Shqipërisë si nyje kryesore lindje-perëndim dhe portë e Adriatikut, si dhe kontributin e Korridorit VIII në zbatimin e SKZHIE 2022–2030, Planit Ekonomik dhe të Investimeve për WB6 dhe Procesit të Berlinit. Një dimension i veçantë i diskutimit i kushtohet rëndësisë gjeopolitike dhe të sigurisë së këtij korridori, si aks horizontal që lidh vende anëtare të NATO-s dhe forcon reziliencën strategjike të Evropës Juglindore në një kontekst të rritur pasigurish globale.

Panelistë:

  • Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
  • Muhamet Hoxha, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
  • M Ministria e Financave, Z. Endrit Yzeiraj (panelist dhe moderator)
  • Guvernatore e Bankës së Shqiperisë, Znj.Natasha Ahmetaj
  • Presidente e UDHTISH, Znj. Ines Mucostepa,
  • SACE, Z. Riccardo Mariano
  • Albania Data Centre, Z. Roi Matis Shaposhnik

Pushim Kafeje & Ndërrim i Paneleve

 PANEL II: Korridori VIII si katalizator i Ndërlidhjes së Qëndrueshme dhe Rritjes se Gjelbër

12:35 – 13:30

Fokusi Strategjik: Ky panel analizon se si infrastruktura multimodale (rrugë, hekurudhë, porte, nyje intermodale) dhe logjistika e qëndrueshme përgjatë Korridorit VIII krijojnë vlerë ekonomike afatgjatë, rrisin konkurrueshmërinë rajonale dhe kontribuojnë në objektivat e gjelbra të BE-së.

Paneli e pozicionon transportin jo si qëllim në vetvete, por si platformë zhvillimi industrial, tregtar dhe territorial, në përputhje me Green Deal dhe standardet TEN-T. Transporti dhe logjistika përgjatë Korridorit VIII janë mekanizma konkretë për rritje ekonomike, kohezion territorial dhe tranzicion të gjelbër, duke lidhur konkurrueshmërinë ekonomike me qëndrueshmërinë klimatike, duke e bërë Korridorin VIII një korridor të së ardhmes evropiane.

Panelistë:

  • Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Arian Jaupllari
  • Kryetare e Bashkisë Durrës, Znj. Emiriana Sako,
  • Kryetari i Bashkisë së Gostivarit në RMV, Z. Valbon Limani,
  • Drejtore e AZHBR, Znj. Ardita Kuci
  • Deputet & Kryetar i Komisionit jashtëm të Parlamentit RMV, z. Musa Xhaferri
  • Chairman of Confindustria Albania, Z. Davide Rogai
  • Todini Costruzioni Generali S.p.aM. z. Alberto Grazia / Z. Gabriele Alessandrello

Pushim Dreke & Ndërrim i Paneleve

 Konkluzione nga Forumi Ministror – Korridori VIII

14:15-14:30

Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Paneli III: Dimensioni Gjeopolitik i Korridorit VIII – Përfundimet Kryesore nga Forumi Ministror

14:30 – 15:20

Ky panel trajton Korridorin VIII si një aset strategjik sigurie për Evropën Juglindore, duke analizuar rolin e tij në forcimin e stabilitetit rajonal, reziliencës strategjike dhe lëvizshmërisë së sigurt të mallrave, energjisë dhe njerëzve. Diskutimi fokusohet në Korridorin VIII si aks horizontal NATO–BE, në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si dhe në rëndësinë e koordinimit civil–ushtarak dhe institucional përballë rreziqeve gjeopolitike dhe krizave të reja të sigurisë.

  • Ministrja e Jashtme, znj. Megi Fino (moderatore dhe paneliste)
  • Ambasadori i Italise në Shqipëri, z. Marco Alberti
  • Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme z. Nikolay Pavlov
  • Ministër i Mbrojtjes, znj. Blerina Abrazhda
  • Vice Presdient of ActiveWatch, Ish Ministër Sekretar Shteti në Qeverinë e Rumanisë për Telekomunikacionin, z. Dragoș C.L. PREDA
  • Ministre e Transportit dhe Mobilitetit të RMV, znj.Kaltrina Zekolli,
  • Presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtisë, z. Grant Van Cleve

Ndërrim i Paneleve

 PANELI IV:

Financimi i Korridorit VIII: Mobilizimi i Instrumenteve Europiane dhe Ndërkombëtarë të Korridorit VIII: Nga Prioritetet Strategjike tek Projektet fitimprurëse

15:20 – 16:00

Fokusi strategjik:

Paneli synon të shqyrtojë se si instrumentet evropiane dhe ndërkombëtare të financimit mund të mobilizohen dhe koordinohen në mënyrë efektive për të përshpejtuar zbatimin e projekteve prioritare të infrastrukturës përgjatë Korridorit VIII.

Do të përqendrohet në tejkalimin e hendekut midis angazhimeve strategjike politike dhe investimeve konkrete dhe të përballueshme nga bankat, duke siguruar që Korridori VIII të evoluojë

në një korridor plotësisht funksional, elastik dhe multimodal në përputhje me prioritetet e zgjerimit të BE-së, objektivat e TEN-T dhe objektivat e zhvillimit ekonomik rajonal.

Moderator: Z. Ardian Hackaj, CDI Institute

Panelistë:

  • Drejtore e Përgjithshme e SASPAC/ NIPAC, znj. Eridana Çano
  • Shef i Seksionit për Zhvillim Ekonomik dhe Social të Qëndrueshëm, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. z. Andrea Ferrero
  • Ministër përgjegjës për Transportin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Enkelejda Muçaj (TBC)
  • Drejtor i Hekurudhave, RMV, z. Sinisha Ivanovski
  • Ministria e Transportit dhe Komunikimeve në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Bullgarisë në Bashkimin Evropian, z. Daniel Shekerletov
  • Departamenti i Transportit, BEI Shqipëri, z. Piers Vickers
  • Drejtor i Asociuar, Infrasctructure Europe, BERZH Shqipëri, z, Ilir Basha
  • SIMEST S.p.A, znj. Jelena Cukanovic
  • Cassa Depositi & Prestiti, znj. Lucia Bonelli

Networking / B2B / B2G