Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi takim në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid, ku u prit nga Drejtori Charles Powell dhe ekspertë të institutit.

Gjatë takimit, u zhvillua një shkëmbim i thelluar mendimesh mbi zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri strategjike për stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të kontinentit.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu në sfidat komplekse me të cilat përballen aktualisht si BE-ja, ashtu edhe NATO, si dhe në zhvillimet më të fundit në Ukraina dhe në Lindja e Mesme.

Ministri Hoxha vlerësoi rëndësinë e dialogut me qendrat kërkimore dhe institucionet prestigjioze ndërkombëtare, duke theksuar se reflektime të tilla kontribuojnë në ndërtimin e një Evrope më të sigurt, më të fortë dhe më të integruar.

I plotë link i postimit në platformën X