Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Agjencia Kombëtare e Turizmit është ent publik me statusin e personit juridik, publik, buxhetor, funksionon si institucion në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin. Si institucion, për herë të parë u themelua në vitin 2005 nën emrin “Zyra Shqiptare e Turizmit”. Sot, Agjencia vepron bazuar në ligjin nr. 93/2015 dhe ushtron këto funksione dhe kompetenca:

– Zbaton politikat e marketingut në fushën e turizmit duke promovuar turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar;

– Ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët për shërbimet turistike që ofrohen, produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme;

– Promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjerë që operojnë në fushën e turizmit;

– Promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit duke bashkëpunuar me institucionet e tjera publike të nxitjes së investimeve në vend;

– Inicion dhe nxit projekte për turizmin, sipas fushës së vet të veprimtarisë duke marrë miratimin paraprak të ministrisë përgjegjëse për turizmin;

– Propozon dhe harton materialet me karakter promocional në përputhje me tendencat e tregut turistik, realizon prodhimin e tyre;

– Zbaton strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit, etj. Për më shumë ndiqni linkun: http://akt.gov.al/