Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Ky shërbim iu ofrohet gazetarëve dhe korrespondentëve të agjencive dhe mjeteve të huaja të informimit, të cilët kryejnë veprimtarinë e tyre, të përhershme apo të përkohshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dokumentacioni i nevojshëm
-Kërkesa e organit që dëshiron të akreditojë gazetarin apo korrespondentin e vet në Shqipëri, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme; -Pasaporta e vlefshme e gazetarit ose korrespondentit; -Jetëshkrim i gazetarit apo korrespondentit që do të akreditohet; -Dy fotografi të gazetarit apo korrespondentit.

Hapat e procedurës
-Aplikuesi bën kërkesën, duke paraqitur dokumentet e specifikuara në rubrikën “Dokumentacioni i nevojshëm” pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Brenda 30 ditëve

Periudha e vlefshmërisë:

Deri në fund të vitit kalendarik.

Kostot
1 500 lekë

Kontakti
info.mfa@mfa.gov.al