|
APLIKIM PËR LËNIE SHTETËSIE SHQIPTARE |
|
|
Përshkrimi |
Heqja dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se është marrë një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e një shtetësie tjetër. |
|
Dokumentacioni i nevojshëm |
1) Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë 2) Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës 3) Certifikata e lindjes e aplikuesit 4) Dëshmi penaliteti 5) Vërtetim nga gjykata e rrethit 6) Vërtetim nga prokuroria 7) Vërtetim nga zyra e përmbarimit 8) Vërtetim nga kryetari i njësisë administrative që është banor i asaj njësie, në të cilën konfirmohet adresa e saktë 9) Certifikatë martese e aplikuesit, nëse është i martuar 10) Certifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon 11) Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës së mitur 12) Dokumenti që vërteton vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër 13) Mandat pagesa |
|
Hapat e procedurës |
1)Aplikimi online 2)Verifikimi online nga konsulli 3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi 4)Paraqitja e dokumentacionit origjinal personalisht nga aplikuesi 5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca) 6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente |
|
Tarifa e shërbimit |
30 euro ose Tarifa ekuivalente në monedhën vendase |
|
Afatet e përgjigjes |
3 muaj |
|
Rregullat |
|
|
Shënime |
|
|
APLIKIM |
PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU |

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al