| Aplikim për Pasaportë dhe Kartë Identiteti |
|
|---|---|
| Përshkrimi | Pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike dhe ID |
| Dokumentacioni i nevojshëm | Aplikon për herë të parë Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë (për shtetasit mbi 16 vjeç). (Lëshohet pasaportë dhe kartë identiteti, vlefshmëria 10 vjet) – Pasaportë e modelit të vjetër – Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri), nëse ka – Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka) Pajisja me pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç) (Lëshohet vetëm pasaportë, vlefshmëria 5 vjet) – Çertifikatë familjare ose – Çertifikatë lindje – Pasaportë e modelit të vjetër (nëse ka) – Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka) Ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit Rinovimi kur ka skaduar afati i dokumentit – Pasaporta dhe karta e identitetit e skaduar Ka humbur vetëm pasaportën Ripajisje kur ka humbur vetëm pasaporta – Kartën e identitetit shqiptare – Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës dhe/ose – Pasaportë e modelit të vjetër -Çertifikatë familjare dhe/ose – Çertifikatë lindje – Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar dhe përkthyer) Ka humbur dokumentet pasaportë dhe kartë identiteti Ripajisje kur ka humbur pasaporta dhe karta e identitetit – Pasaportë e modelit të vjetër dhe/ose – Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri) dhe/ose – Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës – Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja Ka dëmtuar pasaportën ripajisje kur duhet zëvendësuar pasaporta e dëmtuar ose kur janë plotësuar të gjithë fletët e saj. – Pasaporta dhe karta e identitetit të dëmtuar |
| Hapat e procedurës | Hapat e procedurës për kartën e identitetit dhe pasaportën (për shtetasit mbi 16 vjeç). 1) Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit 2) Konfirmimi i të dhënave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile 3) Marrja e fotos dixhitale 4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve 5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik 6) Rimarrja e shenjave biometrike për tërheqjen e ID Hapat e procedurës për pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç) 1) Paraqitja personale (shtetasi nën 16 vjeç shoqërohet të paktën nga njëri prind, ose nga kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme) dhe verifikimi i identitetit 2) Konfirmimi i të dhënave me Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile; 3) Marrja e fotos dixhitale 4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve 5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik (nënshkruan prindi kur femija nuk mund të shkruajë) |
| Tarifa e shërbimit | Karta ID Pasaport Biometrike 1) Greqi, Itali: 12 euro 1) Greqi, Itali: 130 euro 2) Bruksel: 16 euro 2) Bruksel: 170 euro 3) Angli: 13 paund 3) Angli: 144 paund 4) Mynih: 16 euro 4) Mynih: 170 euro 5) SHBA: 18 $ 5) SHBA: 240 $ |
| Përfaqësitë ku aplikohet | 1) Ambasadat e RSH: Athinë; Romë; Londër; Bruksel. 2) Konsullatat e Përgjithshme: Selanik; Milano, Mynih. 3) Zyra konsullore: Pranë Misionit të RSH-së, Nju Jork. |
| Afatet e përgjigjes | 20 deri 30 ditë |
| Shënime | Nëse një shtetas ka bërë aplikimin për ID në Shqipëri dhe nuk e ka tërhequr dot për arsye të ndryshme, atëherë ai duhet të paraqitet në një nga përfaqësitë, të bëjë një deklaratë para konsullit për anullimin e aplikimit të bërë në Shqipëri dhe lejohet të aplikojë vetem pas marrjes së miratimit nga ALEAT. Për fëmijet tërheqja e pasaportës bëhet nga prindi, kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme). |
| APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMINKLIKO KETU |

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al