APLIKIM PËR ÇERTIFIKATË FAMILJARE | |
---|---|
PËRSHKRIMI | SHËRBIMI PËR CERTIFIKATË FAMILJARE ËSHTË I VLEFSHËM VETËM PËR SHTETASIT SHQIPTARË REZIDENT NË AUSTRI, BULLGARI, ÇEKI, HUNGARI, ITALI, KOSOVË, KROACI, JAPONI, MAL I ZI, RUMANI, SLLOVAKI, ZVICËR, TURQI |
DOKUMENTACIONI | NGA KONSULLI Certifikata familjare e gjeneruar nga NCR NGA APLIKANTI 1. Kartë identiteti e shtetit rezident, ku shënohet vendbanimi ose certifikatë rezidence lëshuar nga komuna ose 2. Deklaratë personale për vendbanimin e lëshuar nga komuna ose 3. Kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj (e noterizuar) |
FAZAT E APLIKIMIT | është i rregullt-qytetari merr njoftimin në email mbi statusin “Pranuar”, udhëzimet mbi dokumentacionin, numrin e llogarisë për pagesën e tarifës së shërbimit ka parregullsi-qytetari merr njoftimin për plotësimin e dokumenteve apo të të dhënave sipas udhëzimeve brenda 10 ditëve nuk përmbush asnjë kriter, të nevojshëm për shërbimin e kërkuar aplikimi “Refuzohet” |
FAZAT I-II | I-TARIFA E SHËRBIMIT 20-euro ose shuma e barazvlefshme me monedhën vendase II-VLEFSHMËRIA E DOKUMENTIT 6 muaj |
FAZA III-IV | III-MARRJA E SHËRBIMIT Me paraqitje fizike ose me postë Pas kryerjes së pagesës duhet të dërgoni me postë të parapaguar në adresën e Ambasadës/Konsullatës mandatin origjinal (jo fotokopje) ose mund të paraqiteni personalisht IV-KOHËZGJATJA E SHËRBIMIT 10-30 ditë Qytetari ka 20 ditë (kalendarike) kohë për të përcjellë dokumentacionin origjinal në Ambasadë/Konsullatë ose paraqitjes fizike |
UDHËZIME | Nëse ky shërbim ju nevojitet në vendin e rezidencës shtetasit që nuk janë pjesë e listës së 13 vendeve mund të aplikojnë për shërbimin Vërtetim certifikatë familjare në link: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vertetim-certifikate-familjare/ Nëse certifikata familjare ju nevojitet e legalizuar ose me vulë apostile ju mund ta gjeneroni atë nga llogaria juaj në e-albania me QR Code dhe ta dërgoni nëpërmjet postës shqiptare në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSh-së |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |