Aplikim për Deklaratë noteriale |
|
---|---|
Përshkrimi | Lëshimi i deklaratave të ndryshme para konsullit Redaktimi i deklaratave të kërkuara nga persona të interesuar |
Dokumentacioni i nevojshëm | 1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike; 2) Dokumente mbështetëse, nëse do të kërkohen, që konfirmojnë rregullshmërinë ligjore të deklaratës së kërkuar; 3) Mandat pagesa |
Hapat e procedurës | 1)Aplikimi online 2)Verifikimi online nga konsulli 3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi 4) Konsulli përpilon deklaratën në dy kopje origjinale; 5) Nënshkrimi i deklaratës nga konsulli dhe personi i interesuar; 6) Njëra deklaratë i dorëzohet personit të interesuar; |
Rregullat | Lëshohen lloje të ndryshme deklaratash, p.sh. Deklartë për njohje fëmije; Deklaratë për pajisje fëmije me pasaportë; Deklaratë për udhëtimin e fëmijëve, me njërin nga prindërit apo me të afër të familjes Deklaratë për të ardhurat (p.sh.studentët); Deklaratë pensioni etj. |
Tarifa e shërbimit | 20 euro ose Tarifa ekuivalente në monedhën vendase |
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria | -Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari. -5 ditë |
Shënime | Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë e deklaratës së kërkuar, kryhet verifikimi i të dhënave të përmbajtjes së saj përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti; Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas; Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.