Aplikim për Legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga Institucione të huaja |
|
---|---|
Përshkrimi | Legalizimi i dokumenteve të prodhuara nga institucionet e huaja |
Dokumentacioni i nevojshëm | 1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike; 2) Dokumenti që do të legalizohet; 3) Mandat pagesa |
Hapat e procedurës | 1)Aplikimi online 2)Verifikimi online nga konsulli 3)Komunikimi i konsullit tek qytetari 4) Legalizim i dokumentit pasi është bindur që është i rregullt; |
Rregullat | Postet Konsullore të Republikës së Shqipërisë kryejnë legalizimin e dokumenteve të prodhuara nga administrata e vendit pritës dhe ato të vendeve të tjera që mbulojnë; (për ato shtete që ende nuk janë bërë palë në Konventën e Hagës për Apostille-n) |
Tarifa e shërbimit | Për shtetasit shqiptar 15 euro ose Tarifa ekuivalente në monedhën vendase Për shtetsit e huaj zbatohet reciprociteti |
Afatet e përgjigjes | -Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari ose dërgohet me postë |
Shënime | Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti. Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas. Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen, si çdo dokument tjetër i huaj. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.