Aplikim për Leje Kalimi |
|
---|---|
Përshkrimi | Pajisja me Leje Kalimi e shtetasve shqiptarë të rritur dhe fëmijë, që nuk kanë dokument të vlefshëm udhëtimi dhe që do të kthehen në Shqipëri. |
Dokumentacioni i nevojshëm | A) DOKUMENTET PER LEJE KALIMI PËR TË RRITUR 1) Pasaportë e pavlefshme (ose) 2) Kartë identiteti origjinale (ose) 3) Çertifikatë lindje e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit (nëse ka) 4) Leje Drejtimi Automjeti, format i ri elektronik (nëse ka) 5) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes); 6) Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor 7) 2 foto me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë; 8) Mandat pagesa B) DOKUMENTET PËR LEJE KALIMI PËR FËMIJË 1) Pasaportë e pavlefshme (ose) 2) Kartë identiteti origjinale (ose) 3) Çertifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse (edhe e lëshuar nga autoritetet e huaja e apostiluar ose legalizuar), 4) Akti i lindjes i spitalit i certifikuar (apostilim ose legalizim) 5) Denoncimi pranë autoriteteve kompetente vendase për humbjen e pasaportës (për rastet e humbjes); 6) Dokument që tregon të qenurit kujdestar ligjor 7) 2 foto të fëmijës me përmasa 4×5 cm, dhe me sfond të bardhë; 8) Mandat pagesa |
Hapat e procedurës | 1) Aplikimi online 2) Verifikimi online nga konsulli Rasti 1-Kur qytetari identifikohet (në sistemin TIMS) Leja e Kalimit i dërgohet qytetarit me postë Rasti 2-Kur qytetari nuk identifikohet Qytetari duhet të paraqitet ta tërheqë Lejen e Kalimit në Përfaqësi. Rasti 3 –Kur aplikohet për fëmijë Fëmija duhet të paraqitet në Përfaqësi së bashku me dy prindërit; Ose me njërin prind dhe me pëlqimin e prindit tjetër (Pëlqimi i prind që nuk paraqitet jepet nëpërmjet një deklarate noteriale ose një deklarate para nëpunësit të gjendjes civile, zyrtarë komunal/bashkiak (në vende që praktikohet), të firmosur dhe vulosur nga këta nënpunës; Për të miturin me një prind ose me kujdestar ligjor, kësaj kërkese i bashkëlidhen dokumente që konfirmojnë kujdestarinë ligjore mbi fëmijën. |
Tarifa e shërbimit | -30 euro ose Tarifa ekuivalente në monedhën vendase |
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria | -I menjëhershëm, me postë ose në varësi të kohës së verifikimeve të nevojshme -Afati i vlefshmërisë, sipas rrethanave 1 deri në 6 muaj |
Shënime | Bëhet përjashtim “Leja e Kalimit”, pa qenë e nevojshme prania personale e personit, kur shtetasi është i ndaluar, arrestuar ose burgosur. Në këtë rast lejohet pranimi i kërkesës së bërë nga autoritetet kompetente për të huajt në vendin pritës, që merren me përmbarimin e veprimeve të kthimit në atdhe të personave në gjendje të parregullt; Përjashtim bëhet dhe për arsye të forta shëndetësore, kur personi nuk mund të paraqitet në përfaqësi. Në këtë rast kërkesën e bëjnë familjarët ose për këtë paraqesin deklaratë përfaqësimi dhe dokumente të tjera bindëse. Sipas mundësive, konsulli shkon dhe bën verifikimin në spital apo në vendin ku ndodhet i sëmuri. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.