Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta Matrimonio)- vetëm për Italinë |
|
---|---|
Përshkrimi | Kërkesa për pajisje me Leje martese (Nulla Osta) nga ana e shtetasve shqiptar rezident në Itali |
Dokumentacioni i nevojshëm | 1) Certifikatën për lidhje martese, të lëshuara nga Gjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë dhe të vulosur nga Prefektura përkatëse në Shqipëri. 2) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi (ID) |
Hapat e procedurës | 1) Aplikimi online 2) Paraqitja e dokumenteve me postë; 3) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë 4) Aplikuesi njoftohet me email për përfundimin e aplikimit dhe që i është dërguar me postë |
Tarifa e shërbimit | 30 euro |
Afatet e përgjigjes | 5 ditë |
Periudha e vlefshmëria | 6 muaj |
Shënime | Gjendja Civile e Komunës/Bashkisë në Republikën e Shqipërisë lëshon certifikatën për lidhje martese, vetëm pasi shtetasi shqiptar të ketë plotësuar dokumentat për të bërë shpalljen e martesës në Gjendjen Civile në Shqipëri, ku është i regjistruar. |
Rregulla të tjera | Lidhje martese mes dy shtetasve shqiptarë Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri. Nëse bashkëshortët e ardhshëm janë të ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës. Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio). Lidhje martese mes një shtetasi/shtetase shqiptar/e dhe një shtetasi/shtetase italian Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri. Shtetasi Italian duhet të ketë me vete certifikatën e lindjes me atësi e mëmësi dhe certifikatën e shumëfishtë (në të cilën të përfshihen rezidenca, shtetësia dhe gjendja civile). Të dyja certifikatat duhet të jenë të legalizuara, me vulën “Apostile” , nga prefektura përkatëse italiane. Nëse shtetasi shqiptar që do të martohet është i ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës. Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio). Lidhje martese mes një shtetasi/ shtetase shqiptar/e dhe një shtetasi/ shtetase të huaj Për të deleguar një person të tretë për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e Certifikatave të duhura, bashkëshortët e ardhshëm duhet të paraqiten në Konsullatë me pasaportat e tyre (për shtetasin italian mjafton edhe karta e identitetit) dhe me fotokopjen e pasaportës së personit të tretë, të cilin do të prokurojnë për vepruar në emër të tyre në Shqipëri. Shtetasi i huaj duhet të ketë me vete Lejen për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) të lëshuar nga konsullata e shtetit të tij në Itali. Kur çifti të ketë “Certifikatën për lidhje martese”, të marrë në Shqipëri, e dërgon me postë në Konsullatë, për të tërhequr Lejen për Lidhje martese (Nulla Osta al Matrimonio). |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.