Aplikim për Leje Transport Trupi |
|
---|---|
Përshkrimi | Pajisja me Lejen për transportimin në Shqipëri të trupit të shtetasit të vdekur |
Dokumentacioni i nevojshëm | 1) Kopje e dokumentit të shtetasit të vdekur (p.sh.Pasaportë, ID) 2) Çertifikatë vdekje apo akt vdekje, të lëshuara nga autoritetet përkatëse vendase, i cili duhet të jetë i legalizuar apo apostiluar (apostile) 3) Kopje e dokumentit të aplikuesit (të familjarit apo personit të ngarkuar nga agjencia funerale) 4) Nëse aplikuesi është agjencia funerale kërkohet dokumenti që familjarët kane autorizuar agjensinë për kryerjen e veprimeve |
Hapat e procedurës | 1) Aplikimi online ose paraqitja personale e dokumentave 2) Verifikimi online nga konsulli ose në prezencë |
Tarifa e shërbimit | Falas |
Afatet e përgjigjes | 24 orë ose në varësi të kohës së verifikimeve të nevojshme |
Shënime | Familjarët e interesuar duhet të marrin aktin e vdekjes dhe ta legalizojnë apo apostilojnë (sipas rregullave). Kjo bën të mundur çregjistrimin e shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri, në të cilin ai figuron i regjistruar. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN Klikoni Këtu |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.