Aplikim për Lënie Shtetësie Shqiptare



Aplikim për Lënie Shtetësie Shqiptare
PërshkrimiHeqja dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se është marrë një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e një shtetësie tjetër.
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë
2) Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës (e legalizuar ose e apostiluar)
3) Certifikata e lindjes e aplikuesit*
4) Certifikata familjare e aplikuesit*
5) Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore*
6) Vërtetim nga Gjykata e Rrethit*
7) Vërtetim nga Prokuroria*
8) Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit*
9) Likuiditeti finaniar që nuk ka detyrime ligjore ndaj institucioneve publike, personave fizikë dhe juridikë
10) Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës së mitur
11) Dokumenti që vërteton vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër (e legalizuar ose e apostiluar)
12) Mandat pagesa

Të gjitha dokumentet me shenjën * merren në Republikën e Shqipërisë dhe pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vule apostile apo legalizimi në MEPJ Tiranë.

-Certifikatat dhe dëshmia e penalitetit do të pranohen të printuara nga e-albania me vulë dixhitale ose të printuara dhe të firmosura nga konsulli në Misionet Diplomatike apo Postet Konsullore të RSh-së
-Likuiditeti financiar do të pranohet e printuar nga e-albania
-Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
-Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
-Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi
-Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit

Likuiditeti financiar
Lidhur me likuiditetin financiar që shtetasi nuk ka detyrime ligjore ndaj insitucioneve publike, personave fizikë dhe juridikë ky dokument tashmë nxirret nga e-albania dhe duhet të vendoset në rubrikën e dokumenteve që ngarkon vet aplikuesi.

Hapat
e procedurës
1)Aplikimi online
2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4)Paraqitja e dokumentacionit origjinal personalisht nga aplikuesi

5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca)

6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente
Tarifa e
shërbimit
30 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes 3 muaj
Rregullat
Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vule apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit.
Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.
ShënimeAplikimet për lënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime.
Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU