Aplikim për Lidhje Martese me shtetas të huaj |
|
---|---|
Përshkrimi | Lidhja e marteses në përfaqësi, kur të njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është i huaj. |
Dokumentacioni i nevojshëm | a) Dokumentat për shtetasin shqiptar/e: 1) Dokument identiteti, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letërnjoftimi; 2) Leje qëndrimi ose konfermë e qëndrimit të ligjshëm në vendin pritës për shtetasin shqiptar; 3) Certifikatë lindje, jo më e vjetër se 3 muaj, për shtetasin shqiptar, lëshuar për lidhje martese; 4) Certifikatë për lidhje martese, jo më e vjetër se 3 muaj për shtetasin shqiptar, lëshuar për lidhje martese; 5) Dokument i vlefshëm identiteti për dëshmitarët; Dokumentat për shtetasin e huaj: leja e martesës nga vendi i origjinës; vërtetim për leje martese nga Ambasada e vendit të origjinës, e akredituar në vendin pritës (ose nga Ambasada respektive që e mbulon shtetin ku kryhet martesa, në rastin kur nuk ka Ambasadë të akredituar), i cili konfirmon gjendjen civile të tij; çertifikatë lindje; fotokopje e pasaportës; dokumentacioni duhet të jetë i legalizuar sipas VKM nr. 134, datë 7 mars 2003; dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuara nga autoritetet kompetente të vendit pritës; |
Hapat e procedurës | 1) Aplikimi online 2) Paraqitja personalisht e të interesuarve para konsullit, ku bëhet verifikimi i identitetit të tij 3) Paraqitja e dëshmitarëve 4) Paraqitja e dokumenteve origjinale 5) Pas verifikimeve të nevojshme të kryer nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, pranohet aplikimi dhe qytetari ftohet të ndjekë procedurat për të kryer pagesën |
Tarifa e shërbimit | 30 euro ose Tarifa ekuivalente në monedhën vendase |
Afatet e përgjigjes | Njoftimi paraprak për lidhjen e martesës (brenda 5 ditëve nga data e aplikimit); Lidhja e martesës, menjëherë në ditën e paraqitjes. |
Periudha e vlefshmëria | Regjistrimi deri në 3 muaj |
Shënime | Konsulli mund ti lëshojë të interesuarit dublikatë të aktit të martesës ose vërtetim çertifikatë martese Lidhja martesore kryhet nëse ligji i vendit pritës nuk e ndalon. Lidhja martesore kryhet nëse nuk është në kundërshtim me marrëveshjen dypalëshe nëse ekziston midis dy vendeve. |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme 2023 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.