Aplikim për Vërtetimin e Verifikimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) | |
---|---|
Përshkrimi | Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penal të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore kryen verifikimet mbi Gjendjen Gjyqësore (Dëshmisë së Penalitetit) të shtetasve shqiptarë sipas shënimeve në Regjistrin Gjyqësor pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë. Shtetasit shqiptarë të cilët kanë nevojë të pajisen me Vërtetimin mbi Gjendjen Gjyqësore, pas plotësimit të formularit dhe Autorizimit të nënshkruar për kryerjen e verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Shtetasi shqiptar informohet me anë të emailit mbi procedurat që duhen ndjekur në vijim për: 1. Kryerjen e pagesës, 2. Dërgimin e Autorizimin të nënshkruar origjinal, 3. Dërgimin e mandatin origjinal, 4. Dërgimin e një zarfi me pullë të parapaguar me adresën e shtëpisë të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha për dërgimin e Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore(Dëshmisë së Penalitetit). Vërtetimi mbi Verifikimin e Gjendjes Gjyqësore dërgohet me postë në adresën e shënuar nga vetë qytetari. Informimi i hapave të ndërmarra dhe njoftimi kryhet me anë të adresës elektronike (e-mail) të shënuar në formularin e aplikimit. Shënim: Luten të interesuarit të kontrollojnë rregullisht emailin për njoftime dhe përditësime të statusit të aplikimit. |
Dokumentacioni i nevojshëm | - Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës; - Autorizimi për kryerjen e verifikimit për Dëshminë e Penalitetit duhet printuar dhe nënshkruar nga qytetari |
Hapat e procedurës | - Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetimin mbi Gjendjen Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën, dhe për të dërguar me postë në zarf dokumentet sa vijon: 1. Autorizimin e nënshkruar origjnal(jo fotokopje); 2. Mandatin origjinal (jo fotokopje); 3. Zarf me pullë me adresën tuaj të shënuar për dërgimin e Vërtetimit në adresën ku banoni. - Pas kryerjes së virifikimeve përkatëse, ju do të njoftoheni me email për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin e Vërtetimit me postë në adresën e shënuar nga ana juaj. |
Tarifa e shërbimit | 30 euro ose vlera ekuivalente e vendit |
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit | 7 deri në 14 ditë në varësi të kohës së nevojshme për procedurat e verifikimit. Dokumenti dërgohet menjëherë në zarfin me adresën dhe pullën e postës të parapaguar |
Periudha e vlefshmërisë | 3 muaj nga data e lëshimit të dokumentit |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.