Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit (Patentës) për konvertim ose denoncim |
|
---|---|
Përshkrimi | Shtetasit shqiptarë të cilët kanë nevojë të pajisen me Vërtetimin e Verifikimit të Lejes së Drejtimit (Patentës) për Konvertim ose Denoncim, pas plotësimit të formularit dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Shtetasi shqiptar informohet me anë të emailit mbi procedurat që duhen ndjekur në vijim për: 1. Kryerjen e pagesës, 2. Dërgimin e mandatin origjinal, 3. Dërgimin e një zarfi me pullë të parapaguar me adresën e shtëpisë të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha për dërgimin e Vërtetimit të Lejes së Drejtimit për konvertim ose denoncim. Vërtetimi mbi verifikimin e lejes së drejtimit (Patentës) për konvertim ose denoncim dërgohet me postë në adresën e shënuar nga vetë qytetari. Informimi i hapave të ndërmarra dhe njoftimi kryhet me anë të adresës elektronike (e-mail) të shënuar në formularin e aplikimit. Shënim: Luten të interesuarit të kontrollojnë rregullisht emailin për njoftime dhe përditësime të statusit të aplikimit. |
Dokumentacioni i nevojshëm | - Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës; - Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga para; - Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga mbrapa. |
Hapat e procedurës | - Identifikohuni në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetimin e Verifikimit të Lejes së Drejtimit (Patentës) për Konvertim ose Denoncim - Klikoni butonin "Përdor" - Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues - Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko" - Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment) - Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer pagesën, dhe për të dërguar me postë në zarf dokumentet sa vijon: 1. Mandatin origjinal (jo fotokopje); 2. Zarf me pullë me adresën tuaj të shënuar për dërgimin e Vërtetimit në adresën ku banoni. - Pas kryerjes së virifikimeve përkatëse, ju do të njoftoheni me email për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin e Vërtetimit me postë në adresën e shënuar nga ana juaj. |
Tarifa e shërbimit | 30 euro ose vlera ekuivalente e vendit |
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit | 7 deri në 14 ditë në varësi të kohës së nevojshme për procedurat e verifikimit. Dokumenti dërgohet menjëherë në zarfin me adresën dhe pullën e postës të parapaguar. |
Periudha e vlefshmërisë | Pa afat |
APLIKIM | PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU |
© Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.