Aplikim për Vizë



Aplikim për Vizë
PërshkrimiViza e tipit “C” — qëndrim afatshkurtër, jepet për shtetasit e huaj që kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë. Lëshohet me një, dy ose shumë hyrje.


Viza e tipit “D” — qëndrim afatgjatë, jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe për shtetas të huaj që duan të pajisen me Leje Qëndrimi, pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë.
Vlefshmëri njëvjeçare, me një, dy apo më shumë hyrje-dalje
Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha
kategoritë për t’u pajisur me vizë të tipit C dhe D.
Dokumentacioni ngarkohet online dhe pas pranimit të aplikimit depozitohen pranë Zyrave konsullore të Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë ose Konsullatave të Nderit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të zyrave të agjentëve të tjerë të kontraktuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në shtete të huaja.

Aplikuesi duhet të paraqesë dokumentacionin si më poshtë vijon:

1. Formulari i aplikimit të vizës plotësohet online (Aplikuesi printon dhe firmos formularin e plotësuar);

2. Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë;

3. Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar);

4. Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës;

5. Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim;

6. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare). Ftuesi duhet të depozitojë një kopje të ftesës pranë Autoritetit Rajonal Përgjegjës për Kufirin dhe Migracionin, ku ftuesi ka vendbanimin ose vendqëndrimin.

Shënim: PËRJASHTOHEN APLIKIMET PËR VIZË TIP C PËR MOTIVE TURISTIKE, SI DHE I HUAJI INVESTITOR/ ADMINISTRATOR/ I VETËPUNËSUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, QË APLIKON PËR VIZË D/APU, ME KUSHT DEPOZITIMIN E NJË NUMRI KONTAKTI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
VIZA E TIPIT CDOKUMENTAT E NEVOJSHME NË VARTËSI TË TIPIT DHE QËLLIMIT TË VIZËS
Viza për turizëm (C)

1. Dokumentin e rezervimit vajtje-ardhje të biletës;

2. Prenotim hoteli ose dokumente ne lidhje me strehimin gjatë qëndrimit;

3. Dokumente që provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës;

4. Dokument që vërteton ekzistencën e një marrëdhënieje punësimi të qëndrueshme në vendin e origjinës/qëndrimit. Në mungesë të kësaj marrëdhënieje punësimi, i huaji duhet të vërtetojë se ka interesa për t’u kthyer në vendin e origjinës/qëndrimit.
Viza për turizëm, të organizuar në grupe turistike, të ftuar nga një shoqëri turistike shqiptare(C)1. Fotokopje pasaporte;

2. Fotokopjen e noterizuar të licencës të shoqërisë turistike shqiptare, e cila fton grupin e huaj turistik.
Vizë për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare (C)
1. Ftesa nga subjekti pritës;

2. Rezervimi i hotelit apo deklarata e mikpritjes;

3. Dokumente qe provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës.
Vizë për motive zyrtare (C)

1. Ftesë nga institucioni pritës;

2. Notë verbale nga institucioni ku i huaji është i punësuar
Vizë për motive mjekësore (C)

1. Ftesë nga institucioni pritës;

2. Epikrizë (origjinale ose fotokopje) të lëshuar nga një doktor vendas në Shqipëri;

3. Deklaratë e institucionit spitalor në Shqipëri për detajet e trajtimit mjekësor si dhe subjekti që do t’i mbulojë këto kosto;

4. Mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet;

5. Sigurim shëndetësor për shoqëruesit e të sëmurit.
Vizë për motive profesionale, tregtare dhe biznesi (C)
1. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare);

2. Dokument që provon veprimtarinë profesionale, tregtare dhe biznesi;

3. Dokumente që provojnë statusin juridik të subjektit tregtar;

4. Fotokopje e certifikatës së regjistrimit në punë në vartësi të qëllimit të pajisjes me vizë (për vizat nga 60-90 ditë) sipas nenit 73, të ligjit 108/2013 ”Për të huajt”.
VIZA E TIPIT DDOKUMENTAT E NEVOJSHME NË VARTËSI TË TIPIT DHE QËLLIMIT TË VIZËS
Viza për veprimtari ekonomike (D/AE)

Viza për veprimtari profesionale (D/AP)

Viza për veprimtari tregtare (D/AT)

Viza për veprimtari punësimi (D/APU)
1. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare), me përjashtim të rastit kur i huaji është investitor/administrator/ i vetëpunësuar në Republikën e Shqipërisë;

2. Dokumentin që provon veprimtarinë apo aftësinë profesionale, tregtare në vendin e aplikuesit, me të cilën lidhen motivet e kërkesës së vizës;

3. Në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues;

4. Fotokopjen e lejes së punës, të lëshuar nga autoriteti shqiptar;

5. Kopje të vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia e Penalitetit) e Legalizuar sipas regjimit me shtetin që e ka lëshuar këtë dokument.

Viza për qëllime studimi (D/ST)1. Dokumenti që vërteton regjistrimin/pranimin në një institucion arsimor shqiptar;

2. Garanci që vërteton mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit;

3. Dokumenti i sigurimit shëndetësor, që përkon merr kohëzgjatjen e qëndrimit;

4. Dokumentin që vërteton strehimin në territorin e Republikës së Shqipërisë;

5. Dokumenti që provon njohjen e gjuhës me të cilën do të kryej studimet;

6. Kopje të vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia e Penalitetit) e Legalizuar sipas regjimit me shtetin që e ka lëshuar këtë dokument.
Viza për bashkim familjar(D/BF)

1. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare);

2. Certifikatë familjare të muajit të fundit që vërteton lidhjen e personit që kërkon bashkim familjar;


3. Dokumente shtesë që provojnë lidhjen e qëndrueshme me personin që kërkon bashkim familjar;

4. Dokumente që provojnë se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) ka kushte të përshtatshme për banim;

5. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që provon se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) është i punësuar apo i vetëpunësuar dhe ka të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetën e personave që ka ftuar dhe që mund të jenë nën përgjegjësinë e tij;

6. Dokument i lëshuar nga institucionet shqiptare apo shteti ku aplikuesi banon, me të cilin provohet se i huaji ka apo ka pasur së paku njërin prind ose gjysh me shtetësi shqiptare;

7. Kopje të vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia e Penalitetit) e Legalizuar sipas regjimit me shtetin që e ka lëshuar këtë dokument.

Viza për veprimtari humanitare ose fetare (D/VHF)
1. Fotokopje e noterizuar të licencës së ushtrimit të veprimtarive humanitare;

2. Fotokopje e lejes së punës ose certifikatës së regjistrimit për punë;

3. Deklaratë për motivin e punës nga subjekti i bashkësisë fetare;

4. Kopje të vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmia e Penalitetit) e legalizuar sipas regjimit me shtetin që e ka lëshuar.
Viza diplomatike ose vizë shërbimi (D/DS)

1. Nota Verbale nga institucioni;

2. Ftesën nga institucioni pritës, kur është e nevojshme;
Viza për qëllime punësimi stinor(D/PS)1. Ftesë nga pritësi;
2. Fotokopje e noterizuar të kontratës së punës me pritësin në Shqipëri;
3. Fotokopje e lejes së punës lëshuar nga autoriteti shqiptar;
4. Dokumenti i cili provon regjistrimin e të huajit në institucionet e vendit të origjinës
5. Kopje të vërtetimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmia e Penalitetit) e legalizuar sipas regjimit me shtetin që e ka lëshuar.
Viza për motive humanitare (D/H)
1. Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare)
2. Dokumente që provojnë motivet humanitare
Afati i përgjigjes dhe përpunimit të aplikimitAfati i vlerësimit të kërkesës zgjat deri 15 ditë dhe për raste përjashtimore zgjat deri në 30 ditë.
Aplikimi i vizës për fëmijët nën 18 vjeç
Aplikimi i vizës për fëmijë nën 18 vjeç bëhet nga njëri ose dy prindërit, ose kujdestari ligjor ose personi që e ka në ngarkim
Përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes personale në Ambasadë ose Konsullatë për kategoritë:

 Mbajtësit e pasaportave diplomatike;
 Rastet humanitare;
 Personalitetet e larta shtetërore, bashkëshortët/et e tyre shoqërues/e, si dhe delegacionet që i shoqërojnë në vizitat zyrtare;
 I huaji me titull mbretëror dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore në vizitat zyrtare;
 Të huajt e organizuar në grupe turistike;
 Të huajt të cilët kanë aplikuar vetë më parë për një afat prej 59 muajsh (ose 4 vjet e 11 muaj)
Përjashtimi për tu pajisur me vizë për të hyrë dhe qëndruar në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë për 180 ditë1. Shtetasit e huaj që janë të pajisur me një vizë të vlefshme Shengen me shumë hyrje-dalje, me kushtin që kjo vizë të jetë përdorur më parë në njërin nga shtetet e zonës Shengen apo personat të jenë pajisur me leje të vlefshme qëndrimi në njërin nga shtetet e zonës Shengen;

2. Shtetasit e huaj që janë të pajisur me vizë të vlefshme me shumë hyrje-dalje apo leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e Irlanda e Veriut, me kushtin që vizat të jenë përdorur më parë në këto shtete;


3. Shtetasit e huaj që hyjnë dhe qëndrojnë në shtetet e zonës Shengen pa vizë.
Hapat e procedures

Faza e parë1. Procesi i aplikimit kryhet vetëm online;

2. Aplikimi verifikohet paraprakisht nga konsulli duke përfshirë formularin e aplikimit, dokumentet e ngarkuara dhe fillon procedura për trajtimin paraprak të aplikimit, në të cilën verifikohet nëse aplikimi:

a. është në rregull, i dërgon qytetarit aplikues statusin “pranuar aplikimi” dhe i përcakton tarifën e pagesës sipas tarifave të përcaktuara;

b. “ka parregullsi”, i dërgon qytetarit aplikimin për plotësim dokumentesh për dokumente që mungojnë ose nëse duhet ringarkuar;

c. nuk përmbush elementët e nevojshme, i dërgohet qytetarit aplikues statusin “refuzuar pranimi i aplikimit” dhe shkruan motivin.

Faza e dytëKur Konsulli ka pranuar aplikimin e qytetarit dhe është kryer pagesa sipas tarifës përkatëse, procedohet si vijon:

1. Konsulli lajmëron aplikuesin:

Nëse është miratuar viza, qytetari të paraqitet personalisht për marrjen e vizës (Shënim: Qytetari duhet të marrë me vete pasaportën, të gjitha dokumentet origjinale të aplikimit, formularin e shkarkuar nga aplikimi të firmosur, si dhe faturën origjinale të pagesës)

Nëse është refuzuar viza, Konsulli i dërgon/dorëzon qytetarit “Formatin standard online të njoftimit dhe motivimit të refuzimit/anulimit”
SHËNIM
1. Pas refuzimit të vizës i huaji ka të drejtë të riaplikojë vetëm pasi të ketë mbyllur procedurën e apelimit ose pasi të kenë kaluar tre muaj nga data e marrjes së vendimit për refuzim;
2. Marrja e vizës nuk është garanci që të huajit t’i lejohet hyrja në Republikën e Shqipërisë;
3. Të huajit që vjen nga vende të prekura nga epidemi ose sëmundje, në Pikën e Kalimit Kufitar, i kërkohet kartela origjinale e vaksinimit ndërkombëtar.
TARIFA E SHËRBIMIT
1. Me reciprocitet, në bazë të VKM nr. 569, date 03.10.2018;

2. Pa pagesë trajtohen:

a. Fëmijët deri 6 vjeç;

b. Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit në respekt dhe në zbatim të parimit të reciprocitetit;

c. Raste humanitare.

3. I huaji mund të aplikojë jashtë listës së përcaktuar në VKM 513/13 me kusht që të jetë rezident mbi 12 muaj në vendin ku kërkon të aplikojë. Aplikuesi krahas dokumentacionit të kërkuar për aplikim duhet të paraqesë dhe kopjen e lejes së qëndrimit, me vlefshmëri të paktën 3 (tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU