Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Fushata “Zgjidh të Vendit”

Me qëllim promovimin dhe rritjen e pranisë së bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare, si dhe krijimin e lidhjeve e të mundësive të bashkëpunimit me bizneset e huaja, për të ndihmuar rritjen e dimensioneve të tyre edhe në nivel ndërkombëtar, në zbatim të ligjit nr. 10 303, datë 15.07.2010, prej muajit korrik 2020, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve nisi fushatën “Zgjidh të Vendit”.

Fushata i kushtohet markës së vendit dhe ndërmarrjeve prodhuese shqiptare, të vogla dhe të mesme dhe ka si qëllim njohjen dhe përzgjedhjen e produkteve shqiptar në tregun vendas dhe më gjerë.

Për periudhën korrik 2020 – korrik 2021 janë promovuar 105 produkte vendase dhe janë publikuar dy katalogë, ku për secilin nga produktet e publikuar gjenden dhe të dhënat e pasaportës së tij ku përfshihet adresa fizike, numri i kontaktit si dhe adresa elektronike.

Më shumë mbi katalogun gjeni këtu: Kliko