- Dokumente të lëshuara me vulë digjitale
Ministria e Arsimit dhe Sportit tashmë lëshon dokumentet shkollore me vulë digjitale (QR Code) të cilat mund të verifikohen lehtësisht duke skanuar vulën digjitale me telefon smart. Çdo dokument shkollor me vulë digjitale apostillohet nga MEPJ pa nevojën e vulës së Qendrës së Shërbvimeve Arsimore (QSHA), pasi mund të verifikohet autenticiteti në e-Albania kur skanohet kodi.
- Dokumente të lëshuara me vulë të njomë dhe nënshkrim fizik
Dokumentet arsimore me vulë të njomë nga Drejtoria Arsimore Rajonale duhet që të marrin vulën katrore nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më pas të dërgohen me postë pranë MEPJ-së për Apostillim në të cilën zyrtari i MEPJ-së verifikon specimenin e zyrtarit të QSHA-së me gjithë nënshkrimin dhe më pas e apostillon.
- Diploma e Maturës Shtetërore (me vulë të njomë)
Ky dokument legalizohet pasi të kryhet Njësimi me Origjinalin nga një Noter Publik i Republikës së Shqipërisë.