Dokumentet që janë të lëshuara nga shkollat profesionale të akredituara në Republikën e Shqipërisë pasi lëshohen, nëse duhet apostillimi i tyre, dokumentet në fjalë duhet të marrin vulat përkatëse tek Institucioni përgjegjës.
Vula mbështetëse për konfirmimin e diplomës merret nga Ministria e Arsimit dhe Sportit / Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Nëse është dokument me nënshkrim të Kryetarit të Bashkisë, dokumenti duhet të marr vulën katrore nga zyrtari i autorizuar në Prefekturë dhe më pas apostillohet.