- Dokumente të lëshuara me vulë digjitale
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile nga viti 2022 lëshon dokumentet me vulë digjitale (QR code) nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
Çdo dokument është i pajisur me një vulë katrore digjitale dhe verifikimi i autenticitetit bëhet duke e skanuar me një aplikacion në telefon (smart). Në momentin e skanimit shfaqet në mënyrë automatike dokumenti i ruajtur në server të e-Albania (me adresë: e-albania.info).
Dokumentet me vulë digjitale apostillohen direkt pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme pa nevojën e vulës. Verifikimi mund të realizohet në çdo moment me anë të skanimit.
- Dokumente të lëshuara me vulë të njomë dhe nënshkrim fizik
Dokumentet e lëshuara me vulë të njomë dhe nënshkrim fizik pasi të lëshohen duhet që të dorëzohen pranë zyrës së Prefekturës për verifikim të nënshkrimit të zyrtarit të Gjendjes Civile. Dokumentit i vendoset një vulë katrore me emrin e zyrtarit që është verifikuar dhe emri i zyrtarit të Prefekturës të cilët kanë depozituar specimenin pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ).
Pasi vula katrore është vendosur në dokument, qytetari dërgon me postë pranë MEPJ-së dokumentin për vulë apostille, në të cilën zyrtari i MEPJ-së verifikon specimenin e zyrtarit të Prefekturës me gjithë nënshkrimin.