Ministry for Europe and Foreign Affairs

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Postimi i Ministrit Ferit Hoxha në X:

Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, pata kënaqësinë të takohem me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

E falënderova ngrohtësisht për punën e tij të shkëlqyer dhe angazhimin e vazhdueshëm në lidhje me Rezolutën e fundit për Shqipërinë, të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), e cila përcjell një mesazh të fortë dhe inkurajues në mbështetje të rrugës sonë drejt anëtarësimit evropian.

Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në, rëndësinë e ruajtjes së ritmit aktual të reformave, si dhe objektivin tonë të përbashkët për të avancuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Shqipëria e vlerëson shumë rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të europarlamentarëve dhe të gjithë miqve të zgjerimit, të cilët besojnë në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe të orientuar drejt së ardhmes.

#Horizon2030