Ministry for Europe and Foreign Affairs

Në kuadër të raundit të 6-të vlerësimit për Shqipërinë, Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) pranë Këshillit të Evropës zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë periudhës 14–24 prill 2026.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte vlerësimi i efektivitetit të zbatimit të standardeve ndërkombëtare për luftën kundër pastrimit të parave, kundër financimit të terrorizmit dhe kundër financimit të përhapjes, në përputhje me Metodologjinë dhe Standardet e rishikuara të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

 Gjatë vizitës, ekipi i vlerësimit të MONEYVAL u takua me përfaqësues të institucioneve përkatëse në Shqipëri, ku përfaqësuesit e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme pasqyruan masat e marra me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të aktivitetit të institucionit në përputhje me kërkesat dhe standardet ndërkombëtare.

 Ekspertët realizuan takime edhe me organet e drejtësisë penale, strukturat e zbatimit të ligjit dhe autoritetet mbikëqyrëse, agjencitë e tjera operacionale, përfaqësues të sektorit privat, bankar, institucionet financiare, noterë, avokatë, lojrat e fatit, agjentë të pasurive të paluajtshme dhe organizata jofitimprurëse”.