Ministry for Europe and Foreign Affairs

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm’’, -deklaroi ministri Hoxha.

‘’Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike’’, – vijoi më tej ai.

‘’Shqipëria nuk do të tërhiqet.  Ne mbetemi ne Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi”, – theksoi ai.

‘’Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile’’, – shtoi ministri në fjalën e tij.

Ministri theksoi se e vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Ai bëri gjithashtu me dije se ky qëndrim iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.