Ministry for Europe and Foreign Affairs

📅 Më 1 korrik, ora 10:00, MEPJ organizon  “Ditën e Hapur” Informative mbi procedurat e aplikimit për vizat e tipit C dhe D.

🎯 Gjatë aktivitetit do të mësoni:
✔️ si të aplikoni saktë në sistemin e-Visa;
✔️ dokumentacionin e kërkuar sipas kategorive të vizave;
✔️ gabimet më të shpeshta që sjellin vonesa ose refuzime;
✔️ procedurat e shqyrtimit, ndjekjes së aplikimit dhe apelimit.

💬 Ekspertë nga MEPJ, AKSHI, AKPA dhe DKM do t’u përgjigjen pyetjeve tuaja dhe do të ofrojnë udhëzime praktike.

🤝 Ftojmë bizneset, agjencitë e rekrutimit, agjencitë turistike dhe çdo subjekt të interesuar të bëhen pjesë e këtij takimi informues.

Informohu. Përgatitu. Apliko saktë. Na u bashko!