Ministry for Europe and Foreign Affairs

Duke filluar nga data 20 tetor 2026, shtetasit shqiptarë që aplikojnë për vizë punësimi në Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të paraqesin dëshmi penaliteti të lëshuar nga organet kompetente shqiptare.

Dokumenti duhet të legalizohet fillimisht nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, sipas procedurës së legalizimit të thjeshtë. Përpara dorëzimit pranë autoriteteve emiratase, dëshmia duhet të legalizohet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe me qëndrim afatshkurtër dhe dëshirojnë ta konvertojnë atë në vizë pune kanë një afat prej 45 ditësh për ndryshimin e statusit të qëndrimit.