Ministry for Europe and Foreign Affairs

Baku, 29 tetor 2024 – Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, i pari rezident, Besart Kadia i ka paraqitur letrat kredenciale, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Gjatë takimit u diskutuan çështjet mbi axhendën aktuale të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, në kuadër të një sërë organizatash rajonale dhe ndërkombëtare në drejtim të nxitjes së nismave të përbashkëta dhe parandalimit të veprimeve të ndërmarra kundër vendeve tona.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.