Ministry for Europe and Foreign Affairs

Para disa javësh ne festuam Ditën e Evropës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në prani të shumë miqve.

Dhe ja ku jemi përsëri këtu, për të organizuar dhe mirëpritur iniciativën e Kolegjit të Evropës në Bruges, të mbështetur nga Mbretëria e Holandës për organizimin e një program të BE-së, në lidhje me nëpunësit e shërbimit civilë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është një iniciativë që ka pasur nismën e saj në vitin 2022, në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, për të sjellë Kolegjin e Evropës në Tiranë.

Prandaj, dëshiroj të filloj duke falënderuar me gjithë zemër Rektoren Mogherini.

E nderuar Federica, me këtë program dhe fillimin e Kursit të Parë të këtyre studimeve, ju keni dhënë një kontribut shumë të madh në lidhje me të ardhmen e këtij rajoni.

Pa mbështetjen politike dhe financiare të institucioneve të Bashkimit Europian dhe shteteve anëtare të tij, kampusi i Tiranës nuk do të kishte parë dritën dhe nuk do të ishte gati për të pritur grupin e parë të studentëve tashmë në vitin akademik 2024-2025.

“E rreptë, por e drejtë dhe e angazhuar”, e dëgjuam këtë shprehje kaq shumë herë nga miqtë tanë holandezë.

Projekti që po lançojmë sot këtu është qasja e angazhuar e Holandës.

Pra, një falënderim i veçantë shkon për ta.

Do doja të falënderoja qeverinë shqiptare, kryeministrin Rama, ministrat përgjegjës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për vizionin, për reagimin e fortë dhe të menjëhershme për të përmbushur detyrimet tona dhe për të bërë realitet Kolegjin e Evropës në Tiranë, një realitet në kohën më të shkurtër të mundshme.

Të nderuar pjesëmarrës në kursin rajonal,

Kjo iniciativë do të shënojë rrugëtimin tuaj profesional në çështjet e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin rajonal.

Ky kampusi në Tiranë dhe Kolegji i Evropës do të jenë të parët në rajonin tonë në hartën e profesionistëve të BE-së.

Ju jeni përfituesit e parë të këtij projekti afatgjatë dhe të gjithë ju, që aplikuat dhe erdhët këtu sot, përpiquni për këtë objektiv në jetën tuaj profesionale, për tu përballur me sfidat që ju presin.

Besoj se për të gjithë ju që vini nga rajoni, do të ndjeni frymën e Evropës këtu.

Dhe duke bashkëpunuar dhe bërë këtë rrjetë më të fuqishëm, sigurisht që kjo është shumë e rëndësishme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Do të doja të uroja shumë të gjithë pjesëmarrësit, dhe veçanërisht pjesëmarrësit e vendit tim.

Më lejoni ta mbyll duke ju thënë, kolegë të rinj, se Evropa është vendi ku qëndrojnë zemrat tona!

Jini të guximshëm, jini të fortë, jini evropianë!