Ministry for Europe and Foreign Affairs

Kryesia polake e OSBE-së, me mbështetjen dhe të Zyrës së Institucioneve Demokratike dhe të Drejtave (ODIHR), në kuadër të një prej aktiviteteve kryesore të dimensionit të tretë njerëzor, dhe duke reflektuar zhvillimet e fundit në rajon, me qëllim diskutimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të trajtuar shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe ligjin e të drejtave të njeriut (DNJ), përcjell ftesën për Takimin e I Suplementar të Dimensionin Njerëzor (SHDM) për këtë vit që do të zhvillohet me pjesëmarrje vetëm fizike në Vjenë në dt. 28-29 mars 2022.

Kryesia polake synon të adresojë çështjet shqetësuese që prekin të DNJ dhe aspektin humanitar në vijim të agresionit rus në Ukrainë, duke vënë në dukje se ka fakte të shumta sulmi mbi popullsinë civile dhe mbi objektet e kujdesit shëndetësor dhe mësimor, duke shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që prej Luftës së II-Botërore.

SHDM është e ndarë në tre sesione (S), të cilat synojnë:

  • S1 (28 mars)– diskutimin e kritereve dhe zbatimeve të dy ligjeve ndërkombëtare, atë humanitar dhe atë të së DNJ, duke u përqendruar në situatën e civilëve të ndikuar nga konflikti;
  • S2 (29 mars)- diskutimin mbi praktikën më të mirë në hetimin dhe dokumentimin e shkeljeve të dy ligjeve të mësipërme ndërkombëtare, duke përfshirë dhe prezantime mbi qasje metodologjike të ndryshme nga organizata të ndryshme, përfshirë ato të shoqërisë civile;
  • S3 (29 mars)- eksplorimin e teknologjive dixhitale të ndryshme që mbështesin mbrojtësit e së DNJ.

Regjistrimi është i hapur për vendet anëtare të OSBE-së, institucionet dhe strukturave ekzekutive të OSBE-së, përfaqësuesve të organizatave ndër-qeveritare, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe studiuesve kërkimorë nga të 57 vendet, të cilët kanë përvojë në këtë fushë.

Për t’u bërë pjesë e thirrjes lutemi përcjelljen e të dhënave në gjuhën shqipe dhe angleze si më poshtë:

Emri i plotë i organizatës jo qeveritare/ akronimi;

Emër/Mbiemër i Përfaqësuesit që do të marrë pjesë fizikisht;

Pozicioni që mban në organizatë;

Adresë e-mail;

Nr. telefoni.

Në mënyrë që të mundësohet regjistrimi i pjesëmarrësve brenda afateve të përcaktuara nga organizatorët, lutemi përcjelljen e konfirmimit deri më datë 20 mars 2022 në adresat elektronike: Blerina.Serjani@mfa.gov.al

Mund ti adresoheni edhe linkut https://www.osce.org/odihr/shdm_1_2022 për më shumë info.