Ministry for Europe and Foreign Affairs

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Tiranë me ambasadorët e dy vendeve mike, Italisë dhe Francës.

Përgjatë dy takimeve, u diskutuan mënyrat për të forcuar më tej partneritetin strategjik, intensifikimi i dialogut politik, si dhe avancimi i bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ministri Hoxha theksoi se “Italia dhe Franca mbeten partnerë të ngushtë në angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.”

🔸 Postim i Ministrit Hoxha pas takimit me Ambasadorin e Italisë:

Një takim shumë i përzemërt me Ambasadorin e Italisë në Tiranë, Marco Alberti, ku rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e thellë ndërmjet dy vendeve tona.

Theksuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik, thellimit të bashkëpunimit në sektorët kyç dhe avancimit të prioriteteve tona të përbashkëta, përfshirë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Italia mbetet një partner i ngushtë dhe një aleat thelbësor, ndërsa vazhdojmë të punojmë së bashku për stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajonin tonë dhe më gjerë.

🔸 Postimi i Ministrit Hoxha pas takimit me Ambasadoren e Francës:

Shumë i kënaqur nga takimi i shkëlqyer me Ambasadoren e Francës në Shqipëri, @CatherineSuard, ku rikonfirmuam cilësinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve tona.

Diskutuam mënyrat për të forcuar më tej partneritetin strategjik, për të intensifikuar dialogun politik dhe për të avancuar bashkëpunimin në fusha kyçe, përfshirë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, projektet ekonomike dhe të inovacionit, arsimin dhe frankofoninë, si dhe shkëmbimet kulturore që afrojnë më tej popujt tanë.

Franca mbetet një partner kryesor dhe një aleat thelbësor në angazhimin tonë të përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.