Ministry for Europe and Foreign Affairs

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë”.

Me anëtarët e Senatit u rikonfirmua angazhimi i  përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare”, shkroi Hoxha.

*Postimi i Ministrit Ferit Hoxha, në X:*

Kënaqësi e veçantë të vizitoj Senatin e Spanjës dhe të takohem me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Zhvilluam diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë, duke rikonfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare.

link: https://x.com/hoxhafer/status/2034177420819845577?s=46