Ministry for Europe and Foreign Affairs

Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:

Jo thjesht një takim i parë prezantues me Gabriel Cremades Ventura, Ambasador i Spanjës në Tiranë. Shpreha vlerësimin tim për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të Spanjës ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa shënojmë 40-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë  dhe Spanjës , rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të forcuar edhe më tej lidhjet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Diskutuam gjithashtu për vizitën time në Spanjë javën e ardhshme, e cila do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe në afrimin edhe më të madh të vendeve tona.

Hapësirat për bashkëpunim janë edhe më të shumta, jo vetëm në turizëm, ku “Meliá Hotels International” ka hapur rrugën për një prani më të madhe spanjolle, por edhe në energjinë e rinovueshme, infrastrukturë, agro-industri dhe sektorë të tjerë me potencial të madh për partneritet.

#MëTëFortëSëBashku