Ministry for Europe and Foreign Affairs

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Sh.T.Z. Qubad Talabani, i cili shoqërohej nga delegacioni i tij.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit rajonale, si dhe mbi mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë turizmin, marrëdhëniet ekonomike dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve.

Ministri Hoxha vlerësoi rëndësinë e dialogut dhe të bashkëpunimit praktik me partnerë rajonalë, duke theksuar gatishmërinë e Shqipërisë për të eksploruar rrugë të reja partneriteti me Rajonin e Kurdistanit, në dobi të të dyja palëve.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se nxitja e lidhjeve ekonomike, turistike dhe njerëzore mund të kontribuojë në forcimin e mirëkuptimit, prosperitetit dhe bashkëpunimit rajonal.