Ministry for Europe and Foreign Affairs

Tiranë, 6 Tetor 2025 – Ditën e sotme në mjediset e MEPJ, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali ka përshëndetur nëpunës të shërbimit të jashtëm të Shqipërisë, të cilët po marrin pjesë në trajnimin e Diplomacisë Ekonomike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.

Përmes publikimit në rrjetin e saj social, Ministrja Spiropali e konsideron Diplomacinë Ekonomike si prioritet për Shqipërinë 2030:

“Përgatitja e trupës së shërbimit të jashtëm me aftësitë praktike në promovimin e profilit ekonomik të vendit është pjesë e vizionit për forcimin e rrjetit të atasheve ekonomikë dhe ndërtimin e një platforme unike për investitorët e huaj në vend.”, shprehet ajo.