Ministry for Europe and Foreign Affairs

Konferenca Ndërqeveritare në 17 Nëntor, Ministrja Spiropali: Ai që dukej angazhim i pamundur, sot është bërë realitet

Reagim i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali:

Premtimet marrin kuptim vetëm kur ato mbahen.

Kishim premtuar hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave brenda vitit 2025. Pak kush e besonte. Por sot, ai që dukej angazhim i pamundur, është bërë realitet.

Më datë 17 nëntor 2025, Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në Klasterin 5 – “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.

Një fazë historike për Shqipërinë, një gur kilometrik në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një moment krenarie për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Kjo është ajo që sjellin reformat, vullneti i palëkundur politik, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian.

#Shqipëria2030

#AlbaniaInEU #EuropeanFuture #EUintegration #Horizon2030 #StrongerTogether #VetëmPërpara