Ministry for Europe and Foreign Affairs

*Ministri kroat: Shqipëria shembull i meritës për anëtarësimin*

***

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman.

Në takimin bilateral, të dy Ministrat folën për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve.

Spiropali shkruan se “në takim diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë.”

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri kroat deklaroi se “Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE, dhe se përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian.”

 

Postimi i Spiropalit:

Zagreb, Kroaci — Pritja nga kolegu dhe miku, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane, Gordan Grlić Radman, për ta çuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve.

Diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë.🇦🇱🇭🇷🇽🇰

Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE, dhe përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian.