Njoftimi: CON 2024 / 02 – Ekspertë Ligjorë në Fushën e Acquis – Afati përfundimtar 31 mars 2024
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Misioni në Shqipëri, në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qeverisjes së Migracionit dhe Angazhimi i Diasporës për Zhvillimin në Shqipëri”, zbatuar nga Misioni i IOM në Tiranë, përmes mbështetjes financiare të Fondit të Zhvillimit të IOM-it shpall thirrjen e hapur CON 2021/23 – për Ekspertë Ligjorë në Fushën e Acquis, adresuar anëtarëve të diasporës shqiptare në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo thirrje vjen në kuadër të asistencës teknike të IOM, në alokimin e ekspertëve (remote) pranë disa ministrive me qëllimin e dhënies së ndihmës në hartimin e akteve ligjore për përafrimin me BE-në.
Afati i fundit për pranimin e aplikimeve është data 31 mars 2024. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV dhe/ose Formularin e të Dhënave Personale (PHF), të cilin mund ta shkarkoni nga linku në njoftimin në anglisht, së bashku me një Letër Shoqëruese në anglisht me të dhëna mbi kompetencëat, përfshirë edhe përvojën e mëparshme, nëse ka, duke shënuar Kodin e Referencës (CON 2024/02 with a subject line “Call for Expression of Interest addressed to members of the Albanian diaspora), si dhe referenca profesionale dhe kontaktet e tyre (email dhe nr. telefoni), dërguar në adresën: