Nga Sekretariati i Frankofonisë, më 14.04.2022 është shpërndarë elektronikisht njoftimi për zhvillimin e një seminari trajnues, përshkruar në mënyrë të përmbledhur si më poshtë, ndërsa për më shumë informacion, të lexohet dokumentacioni sa bashkëlidhur.
MBROJTJA E MJEDISIT: QASJE RREGULLATORE E BASHKIMIT EVROPIAN
– Vendndodhja e seminarit: trajnim në-linjë (TEAMS ose ZOOM) – INSP[1]
– Numri maksimal i pjesëmarrësve: 15/20 pjesëmarrës
– Niveli minimal i kërkuar i frëngjishtes: niveli minimal B2
Audienca e synuar
Ky trajnim teknik i kushtohet kandidatëve të specializuar në të drejtën mjedisore, nëpunës civilë, agjentë të ministrive teknike, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat (vendet anëtare të BE-së, vendet e treta, vendet anëtare, bashkëpunëtorët dhe vëzhguesit e ONF/OIF[2]-së. Pjesëmarrësve në këtë trajnim i kërkohet domosdoshmërisht të përdorin frëngjisht, në kontekstin e tyre të tanishëm dhe të ardhshëm profesional.
Procedura e regjistrimit
Kandidatët do të përzgjidhen në bazë të profileve, si edhe të nivelit të gjuhës. Niveli minimal B2 i frëngjishtes është parakusht thelbësor. Ekipi i bashkërenduesve të nismës së themelimit frengjisht-folws – INSP, merr përsipër të respektojë këtë kriter përzgjedhjeje. Dosjet e kandidatëve do të studiohen bashkërisht nga INSP dhe ONF.
Formati i trajnimit
Seancat zhvillohen në mënyrë ndërvepruese për t’i lejuar pjesëmarrësve të përfshihen në diskutime, të ndajnë përvojat e tyre dhe të përmirësojnë praktikat, përmes studimeve të rasteve, ushtrimeve simuluese dhe punës në grup.
Emra dhe jetëshkrimi i folësve
Figura të shquara të lëmisë së shëndetit dhe të së drejtës mjedisore, mbrojtjes së zonave mjedisore, mirë-administrimi i ujërave, etj.
Kalendari
Afati i aplikimit: 22 Prill 2022
Data në të cilën kandidatët e suksesshëm do të marrin konfirmimin e regjistrimit: jo më vonë se data 29 Prill 2022
Data e komunikimit të listave të të regjistruarve, palëve të interesuara: 29 Prill 2022
Datat e trajnimit: 03 – 06 maj 2022
[1] Instituti Kombetar francez i Shërbimit Publik
[2] Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë