Ministry for Europe and Foreign Affairs

Në kuadër të krijimit të vendit vakant të anëtarit të Shqipërisë në Komisionin Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme fton personat e interesuar të paraqesin kandidaturat e tyre.

Mbështetur në Statutin e ECRI-t, kërkohet që anëtarët e tij të kenë:

  • autoritet moral të lartë;
  • ekspertizë të njohur në çështjet e racizmit, diskriminimit racor, antisemitizmit, ksenofobisë dhe intolerancës;
  • Anëtarët duhet të shërbejnë në kapacitetin e tyre personal, të jenë të pavarur dhe të paanshëm në përmbushjen e mandatit të tyre;
  • nuk duhet të marrin udhëzime nga qeveria e tyre;
  • nuk duhet të marrin udhëzime nga asnjë organizatë apo person, përfshirë vendet përkatëse, mbi mënyrën se si ata kryejnë detyrat e tyre;
  • kandidatët duhet të zotërojnë shumë mirë njërën nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës dhe të kenë njohuri për gjuhën tjetër.

Në këtë kuadër, ftojmë personat e interesuar të përcjellin një letër motivimi dhe një CV në gjuhën angleze sipas modelit bashkëlidhur, brenda datës 16 nëntor 2023 në rrugë elektronike në adresën raportime@mfa.gov.al

MODEL CURRICULUM VITAE