Ministry for Europe and Foreign Affairs

“Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm politik dhe institucional, ku kërkohet përgjegjësi, maturi dhe bashkëpunim në funksion të interesit shtetëror dhe qytetar”, – theksoi ministri Hoxha.

Ai rikonfirmoi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë  Kosovën në çdo proces të rëndësishëm shtetëror e kombëtar dhe të inkurajoj bashkëpunimin për formimin pa vonesa të institucioneve të reja të paszgjedhjeve.

“Kosova ka dëshmuar tashmë pjekuri të lartë demokratike, qëndrueshmëri institucionale dhe një potencial të padiskutueshëm për zhvillim e progres”, -nënvizoi ai.

Ndër të tjera, ministri shprehu bindjen se përmes unitetit institucional, dialogut politik konstruktiv dhe koordinimit të ngushtë me miqtë dhe aleatët e saj strategjikë, Kosova do të vazhdojë të ecë me vendosmëri drejt realizimit të aspiratës së natyrshme për integrim të plotë në familjen euroatlantike. Dhe në këtë rrugëtim, ajo do ta ketë Shqipërinë gjithmonë pranë, në çdo hap dhe në çdo kohë, si partnerin e saj më të afërt, mbështetësin më të qëndrueshëm dhe aleatin e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të përbashkëta për paqe, zhvillim dhe mirëqenie.